Nesër në orën 20.45 do të ndeshen Bordeaux – Lyon! A do të paraqitet Xherdan Shaqiri në fanellën e Lyonit?
Në tri ndeshjet e fundit ai u la në bankë, kjo ka zemëruar edhe tifozët e Lyonit sepse nuk mund të pajtohen me faktin se një lojtar siç është Shaqiri mos të futet në lojë.
Sidomos humbja e fundit si vendas e Lyonit me rezultat 1:2 nga Reims, ishte edhe kulmi.
Trajneri Peter Bosz është i kritikuar edhe nga tifozët. Fakti që ai e injoron Shaqirin has në një moskuptim të madh. Kërkesa është e qartë: I sapoardhuri nga Liverpooli i takon fushës!
Tifozët janë të zemëruar me vendimin ndaj Xherdan Shaqirit, të lihet më pankinë që tre ndeshje, e pakuptueshme.
Xherdan Shaqiri ka luajtur për herë të fundit në fillim të nëntorit
Në postimin e fundit në Instagram të Lyonit, një tifoz shkruante: “Peter Bosz nuk e ka idenë. Ai e lë në stol Shaqirin, i cili ka fituar tituj më shumë se çdo lojtar tjetër. Na shpjegoni këtë!”
Një tifoz nuk e kupton pse lojtarët e tjerë preferohen ndaj Shaqirit. - Instagram
Shaqiri së fundmi ishte në top formë me kombëtaren e Zvicrës. Ka 100 ndeshje me Zvicrën.