Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen mes West Ham dhe Chelsea, ku të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol.
Fillimisht, ishte skuadra e Chelseat ajo e cila kaloi në epërsi e para përmes golit të Thiago Silvas në minutën e 28’ të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi mesfushori ofensiv Mnauel Lanzini, i cili me ndihmën e penalltisë shënon në minutën e 40’ për 1:1.
Rezultati momental është 1:1.