Ibra: Isha i lodhur nga negociatat e gjata

Futboll

Ibra: Isha i lodhur nga negociatat e gjata

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:24
Ibra: Isha i lodhur nga negociatat e gjata

Publikohet pasazh i ri i librit “Adrenalina” të Zlatan Ibrahimoviç.

Kthehemi në vitin 2016, kur kaloi nga PSG te Manchester United. “Isha i lodhur nga negociatat e gjata, saqë në mënyrë autonome shkrova në Instagram: destinacioni im i radhës është Manchester United”, – kujton suedezi.

Një lëvizje që shkatërroi marketingun e “Djajve të Kuq”:

“Më thanë se kishin planifikuar një fushatë surprizë me efekte speciale si Hollywood-i”.

Por jo vetëm kaq: “Raiola donte të më vriste, më tha se nuk mund të bësh njoftime të ngjashme nëse marrëveshja nuk finalizohet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat