Në intervistën e tij ekskluzive për “News24”, Olsi Rama u ndal edhe tek vendimet e arbitrave.
Drejtori i përgjithshëm i Partizanit preku një temë, që për të nuk i lë një shije të mirë.
Pas derbit të kryeqytetit me Tiranën, klubi i Partizanit për sjellje të gabuar të tifozëve, u dënua nga Komisioni i Disiplinës me katër ndeshje pa tifozë, ndërsa në një situatë të ngjashme, në sfidën e javës së dhjetë, Skënderbeu-Tirana, ku hedhja e flakadanëve në fushë solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
Komisioni i Disiplinës dënoi klubin korçarë vetëm me gjobë, kjo për Ramën nuk është e drejtë, duke i cilësuar si vendime me dy standarde.