Ballkani tregon fuqinë e liderit, gjunjëzon me rezultat 1:0 Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenica nga Skenderaj është në krizë të thellë të rezultat, gjashtë ndeshjet e fundit po aq humbje dhe e përkeqësojnë edhe më shumë bilancin e tyre.
Ballkani ia doli të kthehet me tre pikë falë golit të Bajram Jashanicës në minutën e 50-të.
Ballkani kryeson me 33 pikë pas 17 jave, duke lënë pas Gjilanin me 32 dhe Drenica është në të gjashtin me 20 pikë.