West Ham u tregua kockë e fortë për Chelsean, në derbin e skuadrave të Londrës.
West ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Chelseas, në ndeshjen e javës së 15-të në Premier League në futboll.
Duhet theksuar se në minutën e 39-të, portieri i Chelseas, Mendy shkaktoi penallti të çuditshme e të panevojshme.
Për West Ham shënuan Lanzini (40'-nga penalltia), Bowen (56') e Masuaku (87’) dhe për Chelsean T. Silva (28') e Mount (44').
West Ham fiton tre pikë të mëdha, duke treguar se nuk është rastësisht në Top 4-sh.
Chelsea renditet në pozitën e parë me 33 pikë e West Ham e mban të katërtin me 27 sosh. Chelsea dy herë avancoi por humbi.