Chelsea mbron sulmuesin shqiptar

Futboll

Chelsea mbron sulmuesin shqiptar

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:30
Chelsea mbron sulmuesin shqiptar

Armando Broja ka arritur që të realizojë dy gola nga tre ndeshjet në të cilat e ka nisur si titullar te Southampton. Sulmuesi shqiptar nuk arriti që të shënonte vetëm ndaj Liverpulit, megjithëse ishte sulmuesi më i rrezikshëm te Southampton sa i përket atij takimi.

Megjithatë Broja duhet të përballet edhe me vështirësisë e planeve të skuadrës. Sigurisht që te Southampton i japin më shumë përparësi lojtarëve që kanë në dispozicion me kontratat afatgjate sesa huazimeve të marra.

E këtu vjen në mbrojtje kushti i Chelsea-t. Klubi londinez i ka vendosur si kusht minuta të caktuara dhe aktivizime të Brojës në mënyrë që lojtari të rritet dhe mos të qëndrojë në stol. Nëse Southampton nuk e përmbush, atëherë Armando largohet në janar.

E pikërisht për këtë arsye, trajneri Hasenhutl e ka zgjedhur që nga minuta e parë Brojën në ditën e sotme kundër Brigton, pasi aktivizimet e tij nuk kanë qenë të shumta dhe rrezikon ta humbasi në janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat