Përparim Daiu drejtoi sot Egnatian në stol në humbjen 0-2 ndaj Tiranës.
Trajneri i përkohshëm i ekipit nga Rrogozhina, foli për “Gol pas Goli” në Supersport, duke u ndalur te disfata ndaj bardhebluve dhe situata tek Egnatia.
“Isha mjaft i qetë, por na mungon sinqerisht fusha e sportit. Fatkeqësisht sot nuk shkoi kënaqësia deri në fund, sepse e humbëm ndeshjen.
Cilësitë e Tiranës dihen, por patëm shumë mungesa, një ekip si Egnatia e vuan mungesën e sulmuesit kryesor. Të djeg më shumë të humbësh nga gabimet tona", tha Daiu.