Augsburgu në konak të vetin mposhtet me rezultat 3:2 nga Bochum-i, në takimin e javës së 14-të të Bundesliga I.
Sulmuesi nga Kosova, Andi Zeqiri, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, është lënduar në minutën e 41-të, duke u detyruar të largohet nga fusha, në vend të tij futet Michael Gregoritsch.
Për Augsburgun shënuan Gregoritsch (58') e Caligiuri (86'-nga penalltia) dhe për Bochumin Holtmann (40'), Polter (23' e 45+2).
Bochum është në vend të dhjetë me 19 pikë e Augsburgu i 16-ti me 13.