Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, është në qendër të vëmendjes.
Ai me golin që realizoi çon në këmbë tifozët anglezë.
Southampton ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Brightonit.
Në minutën e 29-të, Redmond asiston për bukuri deri të Broja, ky me mjeshtri mashtron një mbrojtës brenda 16-shit, duke dal vetëm me portier dhe shënon nga rreth 10-11 metra. Është goli i tretë i tij në Angli.
Maupay në minutën e 90+8 shënon duke ia mohuar fitoren vendasve.
Southampton është në vend të 14-të me 16 pikë dhe Brighton gjendet në të nëntin me 20 pikë pas 15 jave në Premier League.
Broja u zëvendësua në minutën e 81-të.