Manchester City ka përfituar nga humbja e Chelseat me rezultat 3:2 në duel me West Ham-in, duke marrë kreun e tabelës në Premier League.
Manchester City ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3:1 ndaj Watford, në ndeshjen e javës së 15-të.
Vendasit nuk i rezistuan kampionit në fuqi.
Futbollisti Bernardo Silva është shënues i dyfishtë.
Golat për Cityn u shënuan nga Sterling (4'), B. Silva (31' e 63') dhe për Watfordin Cucho (75’).
Manchester City kryeson me 35 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 34, Chelsean 33 dhe Watford është në pozitën e 17-të me 13.