Futbollisti nga Kosova, Mirlind Kryeziu, shënon për fitoren e thellë të Zurich, me rezultat 4:0 ndaj Luzernit në ndeshjen e javës së 16-të të Kampionatit të Zvicrës.
Kryeziu shënon në minutën e 20-të, duke e ngritur rezultatin në 3:0.
Golat u shënuan nga Aiyegun (2' e 57'), Marchesano (12'), Kryeziu (20').
Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Blerim Xhemaili u paraqitën standardë për Zurich-un.
Lindrit Kamberi në minutën e 88-të e zëvendëson Xhemailin.
David Domgjoni dhe Lorik Emini u paraqit standardë për Luzernin.
Domgjoni u zëvendësua në minutën e 46-të dhe Emini në atë të 62-tën. Zurich kryeson me 34 pikë e Luzern është në fund me 10.