Atalanta është prej ekipeve më të papërshtatshme në Serie A.
Skuadra nga Bergamo ka triumfuar me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Napolit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 2:1, 2:3.
Për Napolin shënuan Zielinski (40'), Mertens (47') dhe për Atalantën realizuan Malinovsky (7'), Demiral (66') e Freuler (71').
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nga minuta e 83-të për Atalantën.
Rrahmani Në minutën e 58-të e Gjimshiti në atë të 87-tën, ndëshkohen me kartona të verdhë.
Pas javës së 16-të, Milan udhëheq me 38 pikë, pasojnë Interi me 37, Napoli 36, Atalanta 34, Roma 25 pikë etj.