Jo larg City Football Group.
Në fund të sezonit 2022/23, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola mund të fluturojë përtej oqeanit për të nisur një aventurë në drejtim të një klubit të MLS-së.
Sipas 90min.com, trajneri spanjoll mund të kalojë te një klub tjetër i City Football Group dhe të ulet në stolin e New York City FC.
Guardiola e njeh shumë mirë qytetin amerikan, ku ka jetuar për një vit pas lamtumirës te Barcelona, dhe mund të vendosë të marrë drejtimin e klubit dhe të vazhdojë punën me grupin CFG.