Marash Kumbulla ishte titular në ditën e djeshme me skuadrën e Romës, teksa verdhekuqtë kishin përballë Inter.
Ndeshja për kryeqytetasit nuk rezultoi me një fund të lumtur, duke qenë se u mposhtën me rezultatin 0-3.
Sa i takon mbrojtësit të kombëtares, ai u aktivizua për 61 minuta, ndërsa në notat e vendosura nga ana e Eurosport, 21-vjeçari u vlerësua me 5.5, teksa theksohej se nuk ia doli të përcillte siguri në repartin difensiv.
Kumbulla, 5.5- “Vuan më pak kur Inter sulmon në krahun e majtë se sa në atë të djathtë, por gjithsesi jep ndjesinë se nuk përçon shumë siguri në prapavijë”, theksohej nga Eurosport mbi paraqitjen e mbrojtësit shqiptar.