Pas aventurave te Real Madrid apo Manchester United, Angel Di Maria ka gjetur vazhdueshmërinë në Paris me skuadrën e PSG teksa prej gjashtë viteve është pjesë e francezëve.
Argjentinasi i cili është në moshën 33-vjeçare ka ende kohë para se të mendojë për të mbyllur karrierën e tij, kjo nisur edhe nga performancat që tregon në fushë.
Mirëpo, ai është i qartë për atë që do të jetë klubi i fundit në karrierë ndërsa Di Maria është shprehur se preferon të luajë me ekipin që e nisi rrugëtimin në futboll.
Fjala është për argjentinasit e Rosario Central, të cilët mbeten në zemrën e sulmuesit.
“Dëshira ime është ta mbyll karrierën me Rosario Central, kjo sepse kam arsye zemre për ta bërë këtë. Prandaj e kam këtë mendim gjithnjë në kokën time, bëhet fjalë për diçka që e kam shumë përzemër”, u shpreh Di Maria, i cili me Rosario Central është aktivizuar për dy vite nga 2005 deri në 2007-tën. Në këtë sezon, futbollisti i PSG në 11 paraqitje me francezët ka regjistruar tre gola, por edhe tre asiste.