Trajneri i ‘Djajve’, Jurgen Klopp ka folur për shënuesin e golit shpëtimtar, Divock Origi, i cili realizoi ndaj Wolves dhe i dha fitoren Liverpoolit, transmeton Insporti. Klopp e ka cilësuar Origin si një nga finalizuesit më të mirë që ka parë ndonjëherë.
Klopp priste që një klub të provonte ta nënshkruante atë verën e kaluar – dhe plotësisht pret interes kur dritarja të hapet në janar – por nuk dëshiron ta humbasë atë.
“Divock Origi, legjenda, e përfundoi atë dhe është një histori e mrekullueshme,” tha ai.
“I thashë kur hyri në lojë ishte loja e tij. Këtë lloj goli e shohim shumë herë në stërvitje.
“Fitorja në minutën e 95-të është e mrekullueshme, por shënimi i Div është edhe më i mirë. Ai ka shënuar disa nga golat më të rëndësishëm në historinë e këtij klubi.
“Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, për arsye të ndryshme nuk ka luajtur aq shpesh, por shpresoj që një ditë të gjejë një trajner që e luan atë më shumë se unë.
“Ai është një nga finalizuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Në këtë skuadër të madhe, me treshen tonë [të parë], ai nuk luan gjatë gjithë kohës, por është një djalë shumë pozitiv, e do klubin, dëshiron të kontribuojë dhe e bëri në një mënyrë të jashtëzakonshme” – tha Salah.
Origi e nis rrallë sepse Mo Salah, Sadio Mane, Diogo Jota dhe Roberto Firmino janë të gjithë përpara tij në rendin e Klopp-it, por e ka zakon të shënojë gola vendimtarë – ai mori dy në fitoren e famshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës dhe një në finalen kundër Tottenhamit në vitin 2019 dhe ka shënuar pesë gola në derbi Merseyside.