Të krisur apo jo! Një ndeshje e turpit në Ligën e dytë të Kolumbisë në futboll.
Ajo që ndodhi dje në Primera B të Ligën kolumbiane, shkakton vëmendje të madhe në mbarë botën.
Është një ndeshje mes Llaneros dhe Union Magdalena-s, e cila përfundoi me fitoren me rezultat 2:1 për mysafirët, por mënyra se si Unioni arriti këtë fitore për të shkuar në play-off dhe për të kërkuar elitën, kjo është turp si bie goli në fund.
Llaneros kaloi në epërsi në minutën e 81-të me golin e Echeverrit dhe pasoi kthesa në minutat shtesë 90+5’ e 90+6’. Fillimisht futbollisti Gonzalez barazoi dhe më pas Segura shënoi golin e fitores, me reagime të buta e të çuditshme nga mbrojtja kundërshtare. Turpi i madh.
Goli shihet edhe në video, ndaj do të jetë interesante të shihet nëse pas gjithë kësaj, kjo ndeshje do të ketë “pjesën e tretë” në tavolinë...
In 🇨🇴Colombia, Union Magdalena won promotion to the top flight with this last minute goal. 🤔pic.twitter.com/b9TAhnYmpe
— Sam Street (@samstreetwrites) December 4, 2021