Klubi më i pasur i futbollit, Newcastle United duan të transferojnë Kieran Trippier nga Atletico Madrid në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, duket se ka marrë një vendim për kalibrin e lojtarit që ai dëshiron në skuadrën e tij.
The Sun raportoi se Magpies janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për reprezentuesin anglez.
Me Trippier që ka një fillim të keq të sezonit me lëndime dhe duke u mbajtur jashtë skuadrës së Atletit për shkak të paraqitjeve të Marcos Llorente, ka një mundësi që klubi ta lejojë atë të largohet në janar.