Evertoni po kalon një moment të vështirë në Premier League dhe Rafa Benitez rrezikon shkarkimin. Ekipi nga Liverpuli nuk ka fituar asnjë nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat dhe renditet në vend të 15-të.
Mediat angleze shkruajnë si i preferuari i drejtuesve të Evertonit është Jose Mourinho. “Special One” është rikthyer në Serie A dhe ka firmosur një kontratë deri në 2024 me klubin verdhekuq dhe ndihet mirë në qytetin e përjetshëm.
Gjithsesi, rikthimi në ishull e intrigon. Tekniku nga Setubali ka drejtuar më parë në Premier League klubet e Chelsea, Manchester United dhe Tottenham.
Arritja e akordit me të në këtë moment të sezonit është diçka e vështirë, ndërkohë që spanjolli Benitez shpreson që ekipi i tij të rikthehet te rezultatet pozitive sa më shpejt, për të shpëtuar edhe vendin e punës.