Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Manchester United dhe Crystal Palace, e vlefshme për xhiron e 15-të të Premier Ligës.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e trajnerit Ralf Ragnick në krye të “Djajve të Kuq” pasi u emërua si trajner i përkohshëm pas largimit të Ole Gunnar Solskajer.
Ndeshja starton nga ora 15:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, ndërsa këto janë formacionet zyrtare:
Man Utd: De Gea (GK), Dalot, Maguire, Lindelof, Telles, McTominay, Fred, Rashford, Fernandes, Sancho, Ronaldo.
Palace: Guaita (GK), Clyne, Tomkins, Guéhi, Mitchell, Kouyaté, Gallagher, Schlupp, Ayew, Benteke, Zaha.