Drita nga Gjilani e hesht Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tifozët e Dritës, “Intelektualët” në festë e “Plisat” e Prishtinës, të zhgënjyer.
Kryetrajneri i Prishtinës, boshnjaku Abdullah Ibrakoviq, pëson humbjen e parë prej se ka marrë timonin e kësaj skuadre.
Në minutën e 36-të, Marko Simonovski, ka shënuar për fitoren e madhe të Dritës.
Në minutën e 42-të, Oto John i Prishtinës, shpërdoroi një rast ideal, në vend që të shënoi ai nuk e qëllon portën.
Drita tregon ‘muskujt’ kundër Prishtinës.
Ballkani kryeson me 33 pikë, pasojnë Gjilani me 32, Drita 31, Llapi 26, Prishtina 24 pikë etj.
BKT Superliga e Kosovës
Dukagjini - Llapi 0:0
Ulpiana - Feronikeli 0:0
Prishtina - Drita 0:1
Drenica - Ballkani 0:1
Gjilani - Malisheva 3:1
Tabela
1.Ballkani 17 9 6 2 22:13 33
2. Gjilani 17 8 8 1 22:13 32
3. Drita 17 9 4 4 19:10 31
4. Llapi 17 7 5 5 25:19 26
5. Prishtina 17 6 6 5 20:14 24
6. Drenica 17 6 2 9 20:22 20
7. Malisheva 17 5 3 9 15:18 18
8. Ulpiana 17 4 6 7 16:27 18
9. Dukagjini 17 3 8 6 11:17 17
10. Feronikeli 17 3 2 12 5:22 11
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Ulpiana, Malisheva - Dukagjini, Ballkani - Gjilani, Llapi - Prishtina dhe Feronikeli - Drenica.