Shkëndija nga Tetova me mund të madh arriti tre pikë në duel me të fundosurin, Pelisterin nga Manastiri.
Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2:1 kundër Pelisterit, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Mysafirët avancuan me golin e Juffos në minutën e 43-të.
Guri në minutën e 48 -të e Krivak në atë të 84-të, shënuan për fitoren e kampionit në fuqi.
Shkëndija është në vend të tretë me 30 pikë, ka 8 me pak se ldieri Shkupi e Pelisteri në të fundit me 5 sosh.