Shkupi më i mirë se Skopje.
Shkupi si mysafirë ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Skopjes, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Fredi Alvarez (7’ e 90+5 nga penalltia) e Faustin (55’) shënuan për Shkupin dhe Çesgmeçiev (42’-autogol) për Skopjen.
Shkupi i tregon rivalit të kryeqytetit se kush është shefi.
Skopje mbetet pa dy lojtarë, Zepatta u përjashtua në minutën e 68-të pas dy të verdhëve dhe Najdoski në atë të 76-tën.
Shkupi kryeson me 38 pikë, ka 6 më shumë se Akademia Pandev në vendin e dytë dhe Skopje është i 9-ti me 17 sosh.