Tifozët u pajtuan me humbjen, por jo edhe skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, e cila bëri atë që pak kush besonte për tre minutat e fundit në duel me Podgoricën.
Çmenduri futbolli, në minutën e 88-të Deçiqi ishte në disavantazh me 0:2 nga Podgorica, por ndodhi mrekullia dhe barazohet rezultati 2:2.
Deçiqi para shikuesve të vet barazon me rezultat 2:2 me Podgoricën.
Futbollisti Marko Tuçi shënoi golin e barazimit pas një tollovie të madhe në zonën e rreptësisë.
Deçiq e nisi mirë, Velizar Janketiq goditi shtyllën në minutën e 18-të, por Podgorica kaloi në avantazh dy minuta më vonë, kur Andrej Bajoviq gjuajti shkëlqyeshëm nga distanca.
Admir Adroviq e shtoi epërsinë në 2:0 nga penalltia në minutën e 35-të.
Deçiçi vazhdoi të sulmonte, kishte iniciativën dhe golin e parë e arriti në minutën e 88-të, kur Ilir Camaj realizoi nga penalltia, 1:2.
Në minutën e 90+3, Tuçi barazon rezultatin 2:2.
Pas javës së 18-të në elitën e futbollit malazez, Sutjeska kryeson me 38 pikë, pasojnë Buduçnosit me 32, Deçiqi 30, OFK Petrovac 27, Iskra 26, Mornari 21, Rudari 20, Podgorica 17, Jezero 12 e Zeta 10.