Përballja e garës për mbijetesë mes Stuttgartit dhe Herthas së Berlinit nuk nxori fitues. Sfida e zhvilluar në “Mercedes Arena” të Stuttgartit u mbyll në shifrat 2-2, me vendësit që shpërdoruan epërsinë e dyfishtë të arritur brenda 20 minutave të para, madje rrezikuan edhe ta humbnin ndeshjen.
Në minutën 15-të Marmoush i dha avantazhin Stuttgartit dhe vetëm katër minuta më vonë Foster e dyfishoi rezultatit, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë të ekipit të drejtuar nga trajneri Matarazzo.
Berlinezët mundën të reagonin pa u mbyllur fraksioni i parë me Stevan Jovetic, ndërsa pak më herët miqve iu ishte anuluar një gol nga sistemi VAR.
Në pjesën e dytë sulmuesi malazez realizoi golin e dytë personal dhe për skuadrën e tij, me rezultatin 2-2 që nuk ndryshoi gjatë minutave të mbetura. Asgjë nuk ndryshon në renditjen e përgjithshëm për këto dy skuadra, që mbajnë përkatësisht vendin e 14-të (Hertha) dhe 15-të (Stuttgarti).