Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, shmang humbjen e Baselit.
Baseli ndahet baras (1:1) me Lausannen, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “St. Jakob-Park”.
Dy gola në minutat shtesë, Kukurozoviç shënon nga penalltia pikërisht në minutën e 90+2 për Lausannen, ndërsa Pajtim Kasami në atë të 90+5, duke shmang humbjen e Baselit.
Taulant Xhaka e Edon Zhegrova u paraqitën standardë duke u zëvendësuar në minutën e 77-të përkatësisht 78-të, ndërsa Pajtim Kasami luajti tërë takimin.
Duhet shtuar se, Arthur i Baselit dështon nga penalltia në minutën e 55-të.
Zurich kryeson me 34 pikë me pas 16 jave në elitën e futbollit zviceran, duke lënë pas Baselin me 30 dhe Lausannen është në pozitën e nëntë me 12 pikë.