Feyenoord ka arritur të marrë një fitore të pastër 5:0 në takimin e javës së 15-të të Eredivisie ndaj Sittard.
Skuadra e Slot ishte dominuese e padiskutueshme, duke shënuar golin e parë që në minutën e 8-të me Til, i cili shfrytëzoi maksimalisht pasimin e Linsen.
Pas assistit, sulmuesi mori skenën duke shënuar dy herë, teksa fillimisht dyfishoi në të 26-ën, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë 32-vjeçari shënoi dhe golin e dhjetë sezonal, të dytin në këtë takim për të dhe të tretin për Feyenoord.
Sinisterra vendosi emrin e tij në listën e shënuesve duke shënuar golin e katër në të 63-ën, ndërsa për te vulosur suksesin me “manita” mendoi iraniani Jahanbakhsh, i cili shënoi golin e pestë në minutën e 90-të.
Feyenoord, pas 15 javësh e sheh veten në vendin e dytë të kampionatit holandez në kuotën e 35 pikëve, një më pak se Ajaxi kryesues. Në anën tjetër, Sittard pëson humbjen e dhjetë sezonale dhe me 9 pikë ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.