Lazio kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi i nxehtë “Luigi Ferraris” në Genoa.
Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Sampdorisë, në takimin e javës së 16-të në Serie A në futboll.
Golat i shënuan për Lazion Milinkoviq - Saviq (7'), Immobile (17' e 37').
Gabbiadini shënoi në minutën e 88-të për vendasit.
Nga minuta e 67-të, Lazio mbetet pa një lojtar, Milinkoviq – Saviq, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Portieri Thomas Strakosha e mbrojtësi Elseid Hysaj, u paraqitën nga minuta e parë për Lazion, reprezentues të Shqipërisë, ndërsa sulmuesi kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nga minuta e 46-të.
Muriqi u ndëshkua me karton të verdh në minutën e 88-të.
Lazio është në vend të shtatë me 25 pikë e Sampdoria në të tetin me 15.