Valencia është rikthyer tek fitorja, pasi ka mundur me përmbysje Celta Vigon në transfertë, duke vijuar ecurinë pozitive, pa humbje.
Vendasit e nisën me vrull ndeshjen, duke qenë më kërkues e u shpërblyen pas vetëm 11 minutash lojë, me golin e Iago Aspas. Festa e Celta Vigos nuk zgjati shumë, pasi në të 19-tën Duro shënoi golin e barazimit.
Pjesa e pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm për Valencian, që u shfaq më këmbëngulëse në lojën e saj. Në të 55-ën, Jose Gaya shërbeu për Maximiliano Gomez, i cili nga brenda zone shënoi golin e përmbysjes. Minutat e mbetura ishin të ekuilibruara, me të dyja skuadrat që krijuan pak momente të rrezikshme deri në fund.
Valencia shkon në kuotën e 22 pikëve, duke u renditur pas Barcelonës, në vendin e shtatë, ndërsa Celta Vigo mbetet me 16 pikë, në vendin e 14.