Mërgim Vojvoda luajti tërë ndeshjen në barazimin e Torinos në udhëtim ndaj Cagliarit 1:1 në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të në Serie A.
Ishte pikërisht Torino që kaloi në epërsi në minutën e 31-të, kur Carboni shënoi autogol.
Shifrat i barazoi Joao Pedro në minutën e 53-të, e që në fund doli të ishte gol vendimtar.
Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda luajti tërë ndeshjen, teksa në gjashtë ndeshjet e fundit, i ka luajtur të plota katër prej tyre.
Kështu, Torino mbetet në vendin e 13-të me 19 pikë gjithsej, kurse Cagliari gjendet ende në zonën e rrezikshme në vendin e 18-të me 10 pikë.