Rei Manaj arriti të shënojë golin e tij të parë me Specian në këtë sezon në Serinë A në fundjavë në barazimin 2:2 ndaj Sasuolos.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, tha për "Marca":
“Ndihem shumë i lumtur.
Muajt e parë ishin pak të vështirë, sepse stili ishte krejtësisht i ndryshëm.
Te Barcelona, qëllimi ishte të mbanim topin dhe këtu është pak më e komplikuar.
Atmosferë e bukur dhe jam shumë i lumtur”.