Jude Belingham në telashe pas deklaratave që bëri në drejtim të gjyqtarit Felix Zwayer pas humbjes që pësoi Dortmundi me shifrat 2-3 në klasiken ndaj Bayernit të shtunën.
Ndaj mesfushorit të talentuar anglez policia gjermane ka hapur një hetim pasi fjalët e Belingham janë konsideruar të rënda.
Vetë lojtari deklaroi se penalltia që vendosi fatin e ndeshjes u akordua nga një gjyqtar që është dënuar për baste vite më parë.
Sipas asaj që raporton Sky Germania ndaj Bellignham është hapur një hetim dhe do të jetë policia e Dortmundit ajo që do të vendosë nëse do të marrë masa ndëshkuese ndaj mesfushorit anglez.