Lajm i keq për titullarin e Lyonit!
Nuk mjaftojnë rezultatet negative, që kanë prishur atmosferën në grup, por trajneri i Lyonit, Peter Bosz duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet.
Kështu në ndeshjen ndaj Bordeaux u ndal mbrojtësi belg Jason Denayer, i cili do të mungojë të paktën dy muaj, duke humbur rreth 10 takime.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Lyonit, që njofton se mbrojtësi belg ka pësuar një përdredhje në kaviljen e djathtë dhe do të kurohet nga mjekët e skuadrës deri në rikuperimin e plotë.