Gjyqtarët e Kosovës çdo ditë e më shumë janë duke avancuar në arenën ndërkombëtare.
Tashmë, për herë të parë një gjyqtar nga Kosova do të referojë në UEFA Europa Conference League.
Bëhet fjalë për gjyqtarin e mirënjohur, Genc Nuza.
Gazeta ‘Sheshi’ ka mësuar se ndeshjen që do ta gjykoj Nuza është AC Omonia – Kairat në kuadër të ‘Grupit H’.
Ky ballafaqim do të zhvillohet me 9 dhjetor me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Neo GPS Stadium’ të Qipros.