Futbollisti i Renovës, Medin Bajrami, pas paraqitjes shumë të mirë në ndeshjen kundër Rabotiçkit në Shkup ka arritur që të zë një vend në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Mbrojtësi i talentuar, në barazimin 0-0 që Renova e arriti kundër ekipit të Rabotniçkit të shtunën e kaluar, shpëtoi një gol të pastër, duke larguar topin nga vija fatale e portës.
Pas ndeshjes, 22 vjecari është vlerësuar nga portali Ekipa.mk, duke bërë që të zë një vend në formacionin e javës.
Pas javës së 16-të, Renova zë vendin e katër me 26 pikë, kurse të mërkurën, në stadiumin e qytetit në Tetovë e presin Tikveshin nga Kavadari.