Fati nuk ia del

Futboll

Fati nuk ia del

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Fati nuk ia del

Ansu Fati nuk ia del dhe do të jetë mungesa e madhe e madhe e Barcelonës në “finalen” e të mërkurës në Champions League ndaj Bayern Munich, ndeshje që do të vendosë edhe fatin e bluagranave nëse do të avancojnë më tej apo do të eliminohen që në fazën e grupeve.

Në rast fitoreje të Benficës ndaj Dynamo Kiev në Lisbonë, Barçës nuk i mjafton as barazimi për të kaluar turin por i duhet të fitojë brenda në Munich.

Xavi Hernandez ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për duelin e kësaj mesjave dhe Ansu Fati nuk figuron në këtë listë pasi nuk ja doli të rikuperohet në kohë nga dëmtimi.

Përveç Fati mungesa të tjera të rëndësishme për Barçën do të jenë ato të Pedrit, Agueros dhe Braithwaite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat