Trajneri i New York Red Bulls, Gerard Struber thotë se ai ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me ish-kolegun e tij Ralf Rangnick te Manchester United.
Të dy trajnerët kanë punuar së bashku në RB Salzburg.
“Kishte një kërkesë. Nuk është sekret që Ralf Rangnick dhe unë e njohim mirë njëri-tjetrin dhe e vlerësojmë njëri-tjetrin,” tha ai për ‘Talk & Tore’ të Sky Sport Austria.
“Jam shumë i nderuar nga kërkesa për të shkuar në Angli, në të njëjtën kohë, situata për mua në Nju Jork është e tillë që më lejon të shikoj të ardhmen me shumë shpresë dhe nuk dua ta lë atë brenda natës ” shpjegoi Struber