Pak pasi u kthye në stërvitje të plota me skuadrën e Chelsea, Mateo Kovaçiç ka marrë një lajm jo të mirë
Mesfushori kroat i Chelsea raportohet të ketë rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, para ndeshjes së Champions League.
Lojtari ishte i gatshëm për stërvitje të plota por tani duhet të kthehet në karantinim.
Testi në të cilin lojtari ka rezultuar pozitiv është kryer sot.