Barcelonën e pret nesër një nga ndeshjet më të vështira të këtij sezoni.
Në kuadër të Champions League, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Barcelona luan në udhëtim kundër Bayern Munich.
Katalanët e kanë të domosdoshme fitoren, për të avancuar tutje. Një gjë e tillë vështirë se ndodh, pasur parasysh formën e dy skuadrave.
Megjithatë, veterani i Barcelonës, Dani Alves, gëzohet nga fakti se fati i Barcës varet nga ata vet, derisa thotë se sfidat janë për njerëz që nuk kanë frikë.
“Është skenar i vështirë për ne, por sfidat janë për njerëz që nuk kanë frikë”, ka thënë Alves.
“Ne jemi Barca dhe ne varemi nga vetja”, shtoi braziliani.
Barcelona është mposhtur në ndeshjen e parë ndaj Bayernit, derisa rivale për të kaluar tutje është Benfica. Bayern ka siguruar gjithçka.