Për dy ditë me radhë luhet akti i fundit i ndeshjeve të Champsions League. Sot vëmendja më e madhe janë te dy ndeshjet Real Madrid-Inter dhe Milan-Liverpool
Real Madrid-Inter luhet kreun e grupit, pasi të dyja ekipet e kanë siguruar kualifikimin. Në “Santiago Bernabeu” vendasve i mjafton edhe një barazim i cili nuk duket i vështirë për t’u arritur edhe pse Ancelotti pritet të bëjë rotacion në formacion, ndërsa Inzaghi pritet të hedhë të gjithë arsenalin e rëndë në fushë.
Reali nuk ka në dizpocion 3 lojtarë, Ceballos, Bale dhe Benzema, ndërsa Inzaghi do të duhet të bëjë pa, Darmian, De Vrij, Correa, Kolarov dhe Ranocchia.
I detyruar edhe nga mungesa e Benzema, Madridi pritet të vijë me një sulm të freskët si Asensio – Joviq – Rodrygo, duke lënë kështu pushim edhe Vinicius JR i cili i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri më tani.
“Zikaltërit” në krahun tjetër do të kenë në vijën e parë të sulmit dyshen më të mirë, Martinez – Dzeko.
Nëse Liverpool i ka mbyllur llogaritë duke “blinduar” vendin e parë, “kuqezinjtë” luajnë shansin e fundit. Në “San Siro” duhet patjetër një fitore nga skuadra e Piolit dhe më pas të shpresojë të ndeshje tjetër, Porto – Atletiko Madrid. Një barazim do të ishte më me vlera nëse Milani fiton. Një fitore për Porton do të shihte Milanin të përfundonte jashtë dy vendeve të para, siç do të ishte një fitore për Atlético nëse do të vinte me një diferencë më të madhe se çdo fitore e Milanit.
Të dyja skuadrat vijnë me disa mungesa në këtë ndeshje edhe pse Klopp nuk pritet që të hedhë në fushë arsenalin e rëndë.
Pioli nuk ka gati për këtë ndeshje, Rebic, Kjaer, Giroud, Pellegri, Calabria, Castillejo dhe Leoa, ndërsa Klopp nuk ka në dispozicion, Firmonion, Elliot, Jones, Minler i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Gomez, Keita, Henderson, Jota e Thiago që mbeten në dyshim.
Majën e sulmit për italianët pritet ta udhëheqë Zlatan Ibrahimovic, ndërsa në krahun tjetër pritet të jetë Origi.