Humbja e rëndë 5-0 në transfertën ndaj Laçit “djeg” ende te Dinamo, që përballet me Teutën në “Elbasan Arena”, me qëllimin e vetëm fitoren, në mënyrë që të “shërojnë plagët” dhe të rikthejnë paqen edhe me tifozët.
Nga ana tjetër edhe kampionët në fuqi nuk po kalojnë një moment të mirë dhe trajneri Renato Arapi do të kërkojë fitoren e parë, pasi e nisi karrierën me një barazim 1-1 ndaj Vllaznisë në fundjavë, po në “Elbasan Arena”.
Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-1-1): Bakaj; Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski; Demiri, Siljanovski, Samake; Ibraimi; Chinedu, Mihana
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jackson; Aleksi, Acquah; Kallaku, L. Vila, E. Vila; Georgiev.