PSG me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 4:1 ndaj Club Brugge, n kuadër të ndeshjes së fundit të Grupit A të Champions League në futboll.
Lionel Messi e Kylian Mbappe demolojnë ekipin belg. Secili shënoi nga dy gola.
Futbollisti Kylian Mbappe realizon dy herë brenda shtatë minutave, për epërsinë 2:0.
Mbappe realizon në minutën e 2-të e në të 7-tën.
Lionel Messi shënon në minutën e 38-të pas asistimit të Mbappes, 3:0.
Në minutën e 68-të Rits ngushton rezultatin në 3:1. Në minutën e 75-të Messi shënon nga penalltia për 4:1.
Club Brugge eliminohet nga garat evropiane, PSG e Manchester City kualifikohen në të tetën e finales.
Grupi A
PSG – Club Brugge 4:1 (3:0)
RB Leipzig – Manchester City 2:1 (1:0)
Tabela
1. Manchester City 6 4 0 2 18:10 12
2. PSG 6 3 2 1 13:8 11
3. RB Leipzig 6 2 1 3 15:14 7
4. Club Brugge KV 6 1 1 4 6:20 4