Milani është nikoqir i Liverpoolit për përballjen në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”, me The Reds që tashmë kanë siguruar kualifikimin, por jo edhe Rossonerët.
“Rossonerët” duhet me patjetër të arkëtojnë pikët e plota në “San Siro”, ndërsa të shpresojnë që Porto të lëshoi pikë ndaj Atleticos.
Formacionet zyrtare:
AC Milan: Maignan; Hernandez, Romagnoli, Tomori, Kalulu; Krunic, Kessie, Tonali; Diaz, Messias Junior, Ibrahimovic.
Liverpool: Alisson; Williams, Konate, Phillips, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Morton, Minamino; Mane, Salah, Origi.