Mungon vetëm lajmi, por Udinese ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ivan Gotti.
Humbja e dytë në katër ndeshjet e fundit, por disfata ndaj Empolit rezultoi fatale për teknikun.
Presidenti Gino Pozzo, i cili u kthye me qëllim nga Anglia, do t’ia besojë stolin friulian përkohësisht zëvendësit të Gotit, Gabriele Cioffi. Por për të ardhmen e afërt vlerësohen profilet: Rolando Maran, Paco Jemez e deri te Dejan Stankoviq.
Pas 16 javësh Udinese është në vendin e 14-të me një bilanc prej tre fitoresh, gjashtë humbjesh dhe shtatë barazime.