Mohamed Salah arrin legjendën e Liverpoolit!
Skuadra e Liverpullit gjatë kohë nuk ka pasur një sulmuesi si Mohamed Sallah, ndoshta për më shumë se 35 vite, që nga koha e Jan Rashit.
Sulmuesi nga Egjipti në sfidën e fundit, arriti sulmuesin legjendar Jan Rash, pasi që në sezonin e pestë, arrin që të shënojë së paku 20 gola në të gjitha kompeticionet. Sallah shënoi ndaj Milanit në minutën e 36, me çka barazoi shifrat në 1-1.
Jan Rash kishte një seri të tillë nga sezoni 1981/82 e deri në sezonin 1986/87, ndërsa pas 35 vite, të njëjtën e përsërit Mohamed Sallah, duke siguruar që Liverpulli të jetë ekipi i parë nga Anglia që arkëton 18 pikë dhe 6 fitore në garat në grupe të Ligës së Kampionëve.