Fabio Capello, ish-trajneri i njohur italian i cili në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipin e Milanit, ka komentuar humbjen përballë Liverpoolit që nxori kuqezinjtë jashtë Europës, duke mos kursyer aspak skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli.
“Ishte si një Formula 1 kundër një Formula 2”, ishte komenti i ish-trajnerit të njohur për paraqitjen e dy skuadrave në këtë sfidë.
“Shpejtësia e ekzekutimit, ideja e lojës të të kuqve ishte mbresëlënëse.
Milani taktikisht la shumë për të dëshiruar. Vazhdoi të luante në të njëjtën mënyrë dhe nuk e kuptoi se duke luajtur gjithmonë në të njëjtin krah, pa ndryshim loje, do të shfaqte vështirësi”, shpjegoi ai.