João Félix i ka ditët të numërua tel Atlético e Madridit. Kështu raporton e përditshmja spanjolle AS, e cila thekson se talenti portugez po mendon largimin nga Madridi që në merkaton e janarit. Përfaqësuesit e lojtarit, më saktë manaxheri i njohur, Jorge Mendez, po kërkon një destinacion të ri për 22-vjeçarin.
AS shkruan se krisja nisi në ndeshjen e “Mestallas”, kundër Valencias, me Jorge Mendezin që i kërkoi klubit largimin e klientit të tij. Cholo Simeone presupozohet se bëri të mundur kthimin e Antoine Griezmannit te “Los Colchoneros” për t’i treguar vendin Joaos, pra që nuk ka nevojë për të. Tashmë Atlético është e gatshme të hapë dyert për shitjen e mundshme të João Félix. Por kushti është që duhet të vijë oferta e duhur.
Analistët spanjollë theksojnë se portugezi duhet të kërkojë një projekt tjetër, sepse tek Atletico nuk funksionon për shumë arsye. Cholo Simone preferon të humbë këtë futbollist e të mbajë grupin të bashkuar.
João Félix nuk ka luajtur për Atléticon që nga 7 nëntori. Që atëherë, një dëmtim muskulor e ka mbajtur atë tri ndeshje jashtë. Ai ka qenë në dispozicion të Simeones kundër Mallorcas dhe Portos, por trajneri argjentinas nuk e ka përdorur në asnjërën nga dy ndeshjet. Atlético synon të forcohet në tregun e dimrit dhe largimi i João Félix mund të shërbejë si një burim financimi.