Porto-Atletico Madrid ishte një finale direkte mes dy ekipeve ku fituesi do të kalonte më tej nga grupet e Champions League. Spanjollët arritën që të fitonin me shifrat 1:3, por ndeshja nuk ishte kaq e lehtë sa paraqitet nga rezultati.
Dy karton të kuq do të jepeshin nga Clement Turpin, nga një për çdo skuadër.
Pepe nuk e ka humbur grintën e vjetër as në ndeshjen e sotme, teksa akuzoi arbitrin se i dha një dorë Atletikos për fitoren e arritur.
“Ne e dinim që pasi ata të shënonin, do të mbylleshin shumë mirë në mbrojtje dhe do të kërkonin kundërsulmet, por arbitri e la Atleticon ta çonte lojën ku donte, me shumë ndalesa dhe shumë konfuzion për të thyer ritmin tonë. Pastaj kemi rënë në grackën e Simeones, ku me dy tranzicione pësuam edhe dy gola të tjerë”, tha Pepe.