Kombëtarja e Kosovës në futboll në grupmoshën U19 ka mësuar sot kundërshtarët e grupit në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2022.
Kosova është në Grupin 3 ku do të garojë me Suedinë, Ukrainën dhe Qipron.
Edhe pse ky cilësohet si një grup shumë i vështirë, Dardanët e rinj pritet të kenë një performancë të mirë dhe të arrijnë rezultate sa më pozitive.
Në anën tjetër Shqipëria është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë. shkruan Demokracia. Në bazë të rregullores dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve.